Galatasaray dëshiron ta mbajë Osimhenin edhe sezonin e ardhshëm

Galatasaray është i vendosur të mbajë Victor Osimhen përtej sezonit aktual, sipas anëtarit të bordit të klubit, Ibrahim Hatipoglu.

Nigeriani, i cili iu bashkua gjigantëve turq në një huazim një sezon nga Napoli, ka qenë subjekt i spekulimeve në lidhje me një largim të mundshëm të hershëm në afatin e ardhshëm të transferimeve dimërore.

Në një intervistë të fundit me “Hurriyet”, Hatipoglu hodhi poshtë me vendosmëri këto thashetheme, duke këmbëngulur se Osimheni do të qëndrojë me klubin pas janarit. “Nuk ka asnjë shans që Osimhen të largohet nga ekipi në janar”, ka thënë Hatipoglu.

“Në fakt, ne po planifikojmë që ai të luajë edhe sezonin e ardhshëm. Lojtari tregon lidhjen e tij me Galatasarayn në çdo ndeshje. Njerëzit luajnë aty ku janë të lumtur. Ne duhet të fokusohemi se si të vazhdojmë me Osimhenin në sezonet e ardhshme në vend që të diskutojmë nëse ai do të largohet gjatë pushimit të messezonit”. /Zëri