Osmani takon ndihmëssekretaren amerikane, ngre shqetësim për shkeljen e të drejtëve të shqiptarëve në Serbi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me ndihmëssekretaren amerikane, Dafna H. Rand.

Në këtë takim Osmani dhe Randi kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, ndërsa presidentja ka ngritur edhe shqetësimin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, transmeton Zeri.info.

“Takim produktiv në New York me ndihmëssekretaren amerikane, dr. Dafna H. Rand.

Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit, si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”.

“Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”, shkroi Osmani. /Zëri