Gushti rekord, Kosova importoi mallra në vlerë 582 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht të këtij viti.

Deficiti tregtar për gusht ka arritur në 9.4 për qind, krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar.

“Të dhënat nga tregtia e jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 9,4% në muajin gusht 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 498,5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 455,8 milionë eurosh në vitin 2023”, thotë raporti i ASK-së.

“Ndërsa, eksporti mbulon importin me vetëm 14,4%. Eksporti i mallrave në muajin gusht 2024 kishte vlerën 83,5 milionë euro, ndërsa importi 582,0 milionë euro, që është një rritje prej 24,0% për eksport, si dhe një rritje prej 11,2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Ndërsa eksporti mbulon importin me vetëm 14,4%. Eksporti i mallrave në muajin gusht 2024 kishte vlerën 83.5 milionë euro, ndërsa importi 582.0 milionë euro, që është një rritje prej 24,0% për eksport, si dhe një rritje prej 11,2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”.