Kurti në Prekaz, për ngushëllime pas vdekjes së motrës së komandantit Adem Jashari

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të Policisë së Kosovës, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta ditën e djeshme të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari.

“Aty u mirëprit nga baca Rifat, vëllai i së ndjerës dhe anëtarë të tjerë të familjes, të cilëve kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi, që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe admirim për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e madh e të pashtershëm për familjarët dhe miqtë e saj”, thuhet në njoftimin nga Qeveria. /Zëri