Krasniqi: Agresioneve terroriste do t’u përgjigjemi çdoherë me forcën e rendit dhe ligjit

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e vrasjes së tij.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sulmeve dhe agresioneve terroriste do t’u përgjigjen çdoherë me forcën e rendit dhe ligjit.

“Policia e Kosovës me reagimin e saj profesional dhe vendosmërinë për ruajtjen e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe sigurinë e qytetarëve tanë janë përgjigjja më e mirë dhe e duhur për këdo që cenon pavarësinë dhe tenton të minojë integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Sulmeve dhe agresioneve terroriste do t’u përgjigjemi çdoherë me forcën e rendit dhe ligjit”.

“Lavdi përgjithmonë rreshterit Afrim Bunjaku, hero i Republikës së Kosovës!”, tha Krasniqi.