Fluturime të veçanta nga Prishtina për Oktoberfest në Munchen, rezervo tani!
Për të gjithë adhuruesit e kulturës, ushqimit dhe festave, Oktoberfest në Munchen është një ngjarje e paharrueshme që nuk duhet ta humbni.
Për ta shijuar këtë festë, kompania Eurokoha jua ofron mundësinë për të përjetuar këtë festival legjendar direkt nga Prishtina në Munchen.
Eurokoha organizon fluturime të drejtpërdrejta nga Prishtina në Munchen dhe anasjelltas, duke jua ofruar mundësinë për të udhëtuar pa stres dhe me komoditet.
Ofertat nisin nga 495 euro për dy net në Munchen, ku në të janë të përfshira aviobileta: Prishtinë – München – Prishtinë, akomodimin në hotel me mëngjes dhe taksat e aeroportit.
Oktoberfest është më shumë se një festë birre; është një përvojë kulturore që tërheq miliona vizitorë çdo vit.
Për më shumë informacion dhe për të rezervuar fluturimin tuaj, kontaktoni kompaninë Eurokoha sot. Udhëtimi juaj në Oktoberfest është vetëm një fluturim larg. /Zëri