Kurti: Evropa ka rrëzuar mure, s’është në rregull të insistohet në mbajtjen mbyllur të urës së Ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për veriun në një intervistë për “Financial Times”, dialogun e raportet me aleatët.

Duke folur për çështjen e urës së Ibrit, që vazhdon të jetë e mbyllur dhe për qëndrimin e aleatëve për përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e saj, Kurti ka thënë se Kosova do një urë normale dhe një urë normale është kur ajo është e hapur.

“Ne dëshirojmë një urë normale. Një urë normale është një urë e hapur, të vetmit që kënaqen me një urë të mbyllur janë ata që vazhdojnë të ëndërrojnë për ndarjen e Kosovës”, tha Kurti për “Financial Times”, transmeton Express

Tutje ai ka shtuar se Evropa ka rrëzuar mure dhe se nuk është në rregull të insistohet në mbajtjen e urës së Ibrit të mbyllur.

“Evropa ka rrëzuar mure. Nuk është në rregull të insistohet në një urë të mbyllur”, tha Kurti për FT-në.