Hovenieri nderon kujtimin për heroin Afrim Bunjaku dhe kërkon përgjegjësi për krimin në Banjskë

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka bërë homazhe sot te varri i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Hovenieri në një postim në “X” ka thënë se SHBA-ja pret që të përfshirët në atë krim të tmerrshëm të mbajnë përgjegjësi.

“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë gjatë sulmit në Banjskë, një vit më parë sot.

Shtetet e Bashkuara ripërsëritin thirrjen e saj dhe është pritja jonë që autorët dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në atë krim të tmerrshëm të mbajnë përgjegjësi të plotë”, shkroi Hovenieri.