Haradinaj nderon heroin Afrim Bunjaku: Kosova ka njerëz që mbrojnë vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me rastin e njëvjetorit të rënies së tij.

Haradinaj ka thënë se porosia e rënies së heroit Bunjaku është që Kosova ka njerëz që mbrojnë gjithë territorin e saj, rendin e ligjin, të drejtat kushtetuese dhe shtetin ligjor.

“Në njëvjetorin e rënies së rreshterit të Policisë, tashmë heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, në sulmin terrorist në Banjskë, e nder të varri i tij. Porosia e rënies heroike të tij është që Kosova ka njerëz që mbrojnë Kosovën, e mbrojtën gjithë territorin e Kosovës, rendin dhe ligjin të drejtat kushtetuese dhe shtetin ligjor. Afrim Bunjaku me jetën e tij e dërgoj këtë porosi, i përulemi me respekt”, u shpreh Haradinaj.