Krenari e lot te familjarët e heroit Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies [foto]

Sot, në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, është përuruar rruga me emrin e heroit Afrim Bunjaku.

Përurimin e kësaj rruge e ka bërë kryeministri Albin Kurti, i cili ishte i shoqëruar nga ministra, por edhe zyrtarë policorë, të cilët ishin përballur me terroristë para një viti në Banjskë.

Në këtë ceremoni ishin edhe familjarët e heroit Afrim Bunjaku, të cilët janë parë të emocionuar gjatë perurimit të rrugës me emrin e tij, shkruan Zeri.info.

Më poshtë ju sjellim foto nga perurimi i rrrugës në Banjskë: