Kurti në Banjskë: Plani i terroristëve të aneksohej territori, tani s’ka rrezik të brendshëm për destabilizim

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Banjskën, ku ka përuruar atje rrugën me emrin e heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij.

Kurti nga Banjska u tha mediave se Policia e Kosovës është multietnike dhe se u shërben gjithë qytetarëve.

Ai tha se rënia e heroit Afrim Bunjaku, nuk ishte e kotë, pasi nga sulmi terrorist i para një viti qëllimi ishte të aneksohej territori, transmeton Zeri.info.

“Pani ishte të ndahet Kosova, të aneksohet territori, rënia e Afrim Bunjakut nuk ishte e kotë, ajo ishte fitore e madhe për Kosovën”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, tani Kosova nuk rrezikohet nga destabilizimi nga burime të brendshme.

“Në Kosovë nuk ka burime të brendshme që mund ta cenojnë sigurinë ose destabilizojnë vendin, organet tona veprojnë në çdo cep dhe gjithë qytetarët pa dallim, janë të mbrojtur nga Policia”, deklaroi Kurti.

Ai përsëriti kërkesën që Milan Radoiçiqi dhe grupi i tij duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë. /Zëri