Sekuestrohen tri armë zjarri në Llapashticë të Poshtme të Podujevës

Policia e Kosovës dje në orët e pasdites ka sekuestruar tri armë zjarri dhe municion në fshatin Llapashticë e Poshtme.

Sipas një njoftimi për media nga Policia, thuhet se operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e Shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, pasi nga ana e hetuesve është identifikuar lokacioni dhe personi i dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore, ndërkohë që ndaj personit të dyshuar: E.M mashkull, i mitur është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri