Kurti, Konjufca e Sveçla vizitojnë familjen e heroit Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij

Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë vizituar familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë një vit më parë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Pas vizitës në familjen e Afrim Bunjaku, do të vendosen kurora me lule dhe do të përurohet pllaka përkujtimore e heroit Afrim Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë. /EO