Dhunohet një e mitur në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka dhunuar një femër.

Sipas Policisë, viktima është një femër e mitur dhe ka pranuar trajtim mjekësor, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi e kishte dhunuar seksualisht të miturën, femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri