Rama në takim me Ergodanin folën për çështje rajonale dhe globale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje, më 22 shtator, kishte bërë të ditur se ishte takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Media turke "Andolu Agency" ka dalë me një artikull lidhur me detajet që janë diskutuar në takimin e të dielës së javës së kaluar.

Aty thuhet se Rama dhe Erdogani kanë diskutuar për lidhjet dypalëshe, çështje rajonale dhe globale.

Takimi me dyer të mbyllura erdhi në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

“Erdogani deklaroi se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë”.

“Presidenti theksoi se ‘masakrat’ e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale”.

“Ai tha se ‘shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes'”, transmeton klankosova.