Nis protesta e shqiptarëve në Preshevë
Me moton “Për identitet dhe dinjitet”, ka nisur protesta e shqiptarëve në Preshevë.
Shqiptarët në Luginë po protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia.
Ata po kërkojnë njohjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, si dhe njohjen e diplomave të lëshuara nga Kosova
Kjo është protesta e dytë, pas asaj e cila u mbajt më 12 gusht.
Në protestë po marrin pjesë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës Ardita Sinani e kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu. /rtk