Kusari-Lila: Kemi ende mbështetje nga opozita për marrëveshjet ndërkombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë mbështetje për votimin pro marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Në një konferencë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ajo theksoi se nuk do të ketë seancë të re të Kuvendit të Kosovës, për shkak se ka pika të shumta që kanë mbetur nga seancat e kaluara.

“Kemi komunikuar vazhdimisht me të tria grupet parlamentare të opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, nuk ka ndonjë ndryshim të vendimit të tyre”, tha Kusari-Lila.

“Nuk do të ketë seancë të re, pasi kemi grumbullim të pikave të caktuara nga seancat e kaluara”, tha Kusari-Lila.