Arrestohen katër persona në Mitrovicë, u zunë duke kontrabanduar pesë shtetas të Jemenit

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar për kontrabandë me migrantë.

Ata janë arrestuar në Shipol të Mitrovicës, pasi janë zënë duke transportuar pesë shtetas të Jemenit.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda më 22.09.2024 ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj, kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit, të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 euro, 7300 lekë shqiptarë, 140 franga zvicerane dhe katër automjete.

Me vendimin e prokurorit, të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje. /Zëri