Haradinaj për vdekjen e motrës së Adem Jasharit: Iku nga kjo botë njëra nga heroinat e familjes emblematike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të motrës së komandantit legjendar Adem Jashari, Hava Jashari-Gashi.

Haradinaj ka thënë se motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes Jashari.

“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar Adem Jasbari. Motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes emblematike të familjes Jashari, e cila kishte kaloi një jetë të tërë në shtypje e tortura, por gjithmonë e pamposhtur”, tha Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jashari-Gashit, motra e komandantit legjendar Adem Jashari.

Motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes emblematike të familjes Jashari, e cila kaloi një jetë të tërë në shtypje e tortura, por gjithmonë e pamposhtur.

Ngushëllime të sinqerta Bacës Rifat, mbarë familjes dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër motrën Havë.

Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!