Deputeti i PDK-së tregon “marrëveshjen” Kurti - Vuçiq për veriun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka treguar “marrëveshjen” e fshehtë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, marrëveshja ka të bëjë me veriun për efekt elektoral.

Kastrati ka thënë se Kurti e Vuçiqi kanë rënë “dakord” për rritjen e votave përmes veriut.

Postimi i plotë i tij:

Marrëveshja Vuçiq – Kurti për veriun

E zbërthyer shkurt e me gjuhë të thjeshtë: Vuçiqi Kurtit:

“Ti mëshoju kërbaç e me polici, ndërsa unë ju them të mos reagojnë. Ti kështu fiton vota në Kosovë, ndërsa ne përfitojmë simpatinë e perëndimit përmes ‘viktimizimit të përhershëm’ me rezultat final autonomi plus në veri. Kohë pas kohe unë përkujdesem me ti rrit votat duke thënë që Thaçi ka qenë shumë i lehtë e ti na mbyte krejt se je luan”.

Kurti Vuçiqit:

“Flmnd shef në mirëkuptim. Vetëm me veriun mbahem në skenë, sepse qeverisje nuk kam për katër vite me këta ministra të lodhtë”.

Rezultati:

1. Sanksione nga BE-ja;

2. Izolim nga SHBA-ja;

3. Shkelje sovranitetit nga BE-ja duke i njohur qytetet e Kosovës si të Serbisë (te viza liberalizimi për serbët);

4. Zero investime të huaja dhe ekonomi e rrënuar;

5. Afrim i Serbisë me SHBA-në e BE-në dhe largim i Kosovës nga aleatët;

Urime!

Ndërsa, zbërthimin me më shumë detaje e gjeni në videon më poshtë: