Irani arreston 12 persona për “bashkëpunim me Izraelin”

Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se 12 persona janë arrestuar pasi ishin operativë që bashkëpunonin me Izraelin dhe planifikonin veprime kundër sigurisë së Iranit.

Garda Revolucionare shtoi se anëtarët e rrjetit prej 12 persona u arrestuan në gjashtë provinca të ndryshme iraniane, por nuk thanë se kur.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur që kur mijëra pejgjerë të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut të Libanit shpërthyen në një sulm që fajësohet gjerësisht Izraeli.

Në fund të korrikut, lideri politik i grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Haniyeh, u vra në Teheran në një atentat që autoritetet iraniane fajësuan Izraelin.

Izraeli nuk ka marrë asnjë përgjegjësi, shkruan Skynews.