Rezultatet dhe renditja pas javës së gjashtë në Superligën e Kosovës, Suhareka dhe Malisheva kryesojnë

Janë mbyllur të pesë ndeshjet e javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar, ku nuk munguan përballjet e forta dhe golat.

Gjithçka nisi të premten kur Prishtina arriti të shënojë fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 3-0. 

Albin Krasniqi shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Rigon Lugiqi. 

Llapi arriti të shënojë fitore ndaj Ferizajt me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Ahmed Januzi. 

Në anën tjetër, Suhareka ka fituar në shtëpi ndaj Feronikelit 74 me rezultat 2-0, me dy golat e shënuar nga Mevlan Zeka. 

Malisheva ka vazhduar me fitore në shtëpi, duke mposhtur kësaj radhe Gjilanin me rezultat 2-1. Vesel Limaj dhe Laurant Xhylani shënuan për vendasit, ndërsa Edi Basa shënoi për mysafirët.  

Në derbin e kësaj jave, Drita arriti t’i marr tri pikë ndaj Ballkanit, duke fituar me rezultatin 1-0.  Golin e vetëm në këtë derbi e shënoi Albert Dabiqaj në pjesën e dytë. 

Në vendin e parë është Suhareka me 13 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e dytë. 

Në vendin e tretë është Ballkani me 10 pikë, aq sa kanë edhe Prishtina dhe Llapi. 

Drita është e gjashta me 9 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Dukagjini është i shtati me 6 pikë. 

Gjilani është i teti me 5 pikë, ndërsa Ferizaj ka 4 pikë në vendin e nëntë.  Pa pikë ende pas gjashtë ndeshjeve është Feronikeli 74 në vendin e fundit. 

Në xhiron javën e ardhshme takohen: Llapi – Suhareka, Ballkani – Ferizaj, Dukagjini – Drita, Feronikeli 74 – Malisheva dhe Gjilani – Prishtina. /Telegrafi/