Reagon tifogrupi “Forca”, pas përleshjes së djeshme në Fushë Kosovë

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një përleshje mes tifozëve të Vushtrrisë “Forca” dhe atyre të Fushë Kosovës “Pampurat”.

“Forca” kishte marr rrugë nga Vushtrria që të përkrahë skuadrën e tyre në ndeshjen ndaj Fushë Kosovës në Ligën e Parë.

Mirëpo me të hyrë në stadium tifozëria mysafire situata kishte eskaluar dhe pati konflikt ku u përdoren edhe thikat.

Sipas policisë, dy persona ishin lënduar dhe pesë të tjerë ishin arrestuar.

Pas gjithë kësaj tollovie në reagim ka dal tifogrupi “Forca” ku kanë sqaruar gjithçka se cfarë ka ndodhur sipas tyre.

Ndërsa fajin ata ia lanë nikoqirëve për organizim të dobët të lojës.

“Ky incident rrjedhimisht ka qenë i panevojshëm, por ndodhi si rezultat i dobëtë i organizimit nga ana e nikoqirit. Të gjithë duhet të kuptojnë se futbolli luhet për shikues, sepse pa shikues futbolli nuk ka kuptim, ndërsa pjesa tjetër i mbetet klubit nikoqir të organizoj një ndeshje sa më mirë që mos të vijë deri tek ndonjë ekses”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e tifozëve të Vushtrrisë.