Pse Barça ende nuk e di se kur do të kthehet De Jongu nga lëndimi?

Frenkie de Jong më në fund është rikthyer në stërvitje pas një mungese të gjatë lëndimi, megjithatë, Barcelona ende nuk e di se kur do të jetë gati për aksion.

De Jongu fillimisht mori një lëndim në prill gjatë El Clasicos së dytë të sezonit të Barcelonës në Santiago Bernabeu. Fillimisht holandezi pritej të kthehej në aksion brenda gjashtë deri në tetë javë. De Jongu bëri skuadrën fillestare të Holandës për Euro 2024, por u përjashtua dhe u hoq nga skuadra nga trajneei Ronald Koeman para fillimit të turneut.

Pavarësisht se ka humbur gati gjashtë muaj aksion, Barcelona është ende në errësirë ënë lidhje me rikthimin e tij në aksion sipas “AS”.

Mesfushori është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Hansi Flickun, por ende nuk dihet data e rikthimit. Gjendja e tij mbetet ende një mister për Barcelonën pasi ai vazhdon të ketë ndjenja të ndryshme për dëmtimin e tij çdo ditë dhe nuk ka përfunduar ende një seancë të plotë stërvitore.

Barcelona propozoi perspektivën e operacionit, por De Jongu menjëherë e hodhi poshtë idenë dhe refuzoi të hynte nën thikë dhe zgjodhi trajtimin konservativ. Flick është takuar disa herë me holandezin për të mësuar rreth rrethanave të tij dhe po kërkon një rikthim të shpejtë në veprim. /Zëri