Në Serbi vriten më shume serbë se në Kosovë, vetëm vitin e kaluar u vranë 93 persona – 17 prej tyre nxënës

Shifra që demantojnë Beogradin dhe BE-në se “serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga shqiptarët”

Dikur, kur Kosova ishte nën okupimin serb (para 1999) kishte shume vrasje të shqiptarëve. Këto vrasje pas këtij viti ndaj shqiptarëve vazhduan, jo në Kosovë, por në Luginë të Preshevës, që sipas Preshevës zyrtare pas luftës janë vrarë apo zhdukur 18 shqiptarë, kryesisht intelektualë, biznesmen dhe politikan dhe një fëmijë, që vrasësit sot e kësaj dite nuk janë zbuluar e as ndëshkuar nga autoritetet serbe, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Jeta e minoritetit serbë më sigurt në Kosovë se në Serbi !..

Që nga fillimi i vitit 2024, në Serbi kanë ndodhur tri vrasje të grave në marrëdhënie partnere, aktivistët e të drejtave të grave theksojnë se është e nevojshme që në Kodin Penal të karakterizohet femicidi si një krim i veçantë dhe të atribuohet faji për faktin se format e rënda të dhunës nuk pengohen tek institucionet.

Çdo dy javë një grua vritet në Serbi, femicidja nuk përkufizohet si krim i veçantë, nuk cilësohet si vrasje e rëndë, prandaj vrasësit u shqiptuan dënime më të ulëta.

Ndërsa sot vrasjet e serbëve ndodhin më shumë në Serbi se sa në Kosovë. Për kët dëshmojnë më së miri shifrat. Në Serbi vitin e kaluar ndodhën 93 vrasje, në mesin e tyre 17 nxënës në një shkollë në Beograd, kanë raportuar mediat serbe.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch pyet si është e mundur të vriten më shumë serbët në Serbi se sa në Kosovë, aq më tepër kur mediat serbe dhe ndërkombëtarët veçanërisht regjimi i Beogradit dhe BE-së jetën e serbëve në Kosovë e prezatntojnë të rrizikuar nga shqiptarët etnik, që në fakt atje nuk ka vrasje të serbëve?! Nëse flasim për vrasjet e serbëve në Ballkan, ata sot janë më të rrezikuar në Serbi se sa në Kosovë, ka shkruar redaksia.

Instituti Republikan i Statistikave (RZS) njoftoi sot se vitin e kaluar, 2395 qytetarë të Serbisë kanë vdekur nga vdekjet e dhunshme. 1673 burra dhe 662 gra vdiqën nga vdekja e dhunshme (aksidente, vetëvrasje, vrasje…).

Pse jemi ndër më të këqijtë për sa i përket numrit të vrasjeve të grave, që dështuan dhe si « sistemi mbron veten », ka thëne një femicide në Serbi.

RZS njoftoi se 93 persona (57 burra dhe 36 gra) u vranë në Serbi në vitin 2023. Në të njëjtën periudhë kanë ndodhur 668 vetëvrasje, 496 burra dhe 172 gra kanë marrë jetën.

Nga viti 2013 deri në fund të vitit 2023, në Serbi kanë ndodhur 10,469 vetëvrasje, dhe numri më i lartë ishte në vitin 2013 – 1,198.

Çdo muaj, mesatarisht, në 11 vitet e fundit, në Serbi kanë ndodhur rreth 80 vetëvrasje.