Liverpooli dëshiron t’i ofrojë marrëveshje të re Diazit

Sipas gazetarit Graeme Bailey, Liverpooli është gati t’i ofrojë sulmuesit, Luis Diazit një kontratë të re që do ta mbajë atë në Anfield për një kohë afatgjatë.

Kolumbiani ka një fillim të mirë në sezonin e ri pasi ka shënuar pesë herë në gjashtë ndeshje në të gjitha garat.

Reds kanë përparuar në bisedimet për kontratën me kampin e lojtarit dhe ata planifikojnë t’i ofrojnë zyrtarisht një marrëveshje të re para fundit të vitit 2024. /Zeri