Alphono Davies flet për të ardhmen e tij

Futbollisti i Bayern Munich, Alphonso Davies është përfolur shumë për një lëvizje të mundshme tek Real Madridi.

Kontrata e tij me bavarezët skadon në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për BILD, mbrojtësi anësor i Bayernit, ka folur për të ardhmen e tij.

“Jam plotësisht i fokusuar te Bayerni. Pavarësisht nëse do të qëndroj apo do të largohem nga klubi, unë do ta mbaj gjithmonë këtë klub në zemrën time. Marrëveshje e re? Pyetje e mirë. Ju duhet të pyesni agjentin tim për këtë”, u shpreh Davies.

Kanadezi është pjesë e klubit gjerman që nga viti 2018.