Man City dhe Arsenali luftojnë sot për kreun e tabelës në Premierligë

Manchester City dhe Arsenal është një nga sfidat më të forta viteve të fundit në Premier League.

E njëjtë pritet të jetë edhe sonte në “Etihad Stadium” ku përballen këta dy gjigant të futbollit anglez.

Dy skuadra luajnë sot në kuadër të xhiros së pestë, me ndeshjen që fillon nga ora 17:30.

Manchester City pas katër ndeshjeve ka bilanc të 100% të ndeshjeve.

Kurse Arsenali ka tre fitore e një barazim.

Fitorja është obligim për dy skuadrat pasi me një triumf secila nga skuadrat do t’i bënte liderë të Premier Leagues.

Arsenali do të jetë në këtë ndeshje pa kapitenin Martin Odegaard, Mikel Merinon, Tomiyasun, Zinchenkon e Tierneyn.

Ndërsa, Guardiola nuk mund të llogarisë në Aken dhe Bobbin.

Teksa në pikëpyetje është edhe paraqitja e De Bruynes.

Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dy skuadrat kanë nga dy fitore, teksa njëra është mbyllur barazim.