Raportohet se janë zhdukur dy fëmijë në Fushë-Kosovë

Dy fëmijë raportohet se janë zhdukur në Fushë-Kosovë.

Rastin në polici e kanë paraqitur prindërit e tyre.

“Fushë-Kosovë / 20.09.2024 – 09:00. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovar/e kanë raportuar se dy fëmijët e tyre meshkuj kosovar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Fëmijët raportohet se janë zhdukur më 20 shtator. /Zëri