E theri me thikë në dorë një person, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

Një person u ther me thikë në dorë gjatë një përleshje që ndodhi të dielën rreth orës 17:15 në Fushë-Kosovë.

Viktima u dërgua për trajtim në QKUK, njofton policia.

Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar.

I njëjti pas intervistimit nga prokurori, është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “sulm”. /Zëri