Lojtarët e Clujit solidarizohen me Meriton Korenicën pas vdekjes së babait të tij

Cluji ka luajtur në udhëtim ndaj Hermannstadtit në kuadër të xhiros së dhjetë në elitën e futbollit rumun.

Para fillimit të kësaj ndeshje, lojtarët e gjigantit rumun u solidarizuan me yllin kosovar Meriton Korenica pas vdekjes së babait të tij ditë më parë.

Ata veshën fanella me mbishkrimin “Bëhu i fortë Kore, ne jemi me ty”, gjatë kohës sa po futeshin në fushë.

Sa i përket këtij takimi ai përfundoi me rezultat të barabartë 0-0  dhe tashmë Cluj renditet në pozitën e katërt në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.

Tashmë dihet se Korenica është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit rumun ndërsa këtë sezon ai është paraqitur në tetë ndeshje duke shënuar një gol./Telegrafi/