Zëvendësi i Rashiqit jep dorëheqje nga partia, ankohet për pabarazi

Zëvendësministri  i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq, ka thënë dorëheqje nga partia “Iniciativa për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, që drejtohet nga ministri Nenad Rashiq.

Radomiroviq tha se vendimin e ka marrë shkaku i pabarazisë dhe jotransparencës, për të cilat tha se kanë sjellë krizë të madhe brenda partisë.

“Si një nga themeluesit e partisë, duhet ta dini se kursi i politikës sime nuk do të ndryshojë majtas apo djathtas, unë mbetem i fokusuar tek qytetarët që kanë nevojë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt”, tha ai.

Tutje, ai tha pas shumë avokimeve për ruajtjen e unitetit të partisë, të gjithë anëtarët e partisë nga veriu i Kosovës janë larguar nga partia.