Ish-bashkëshorti i parë këshillon Jennifer Lopez: Qëndro pak kohë single, nëse takon dikë mos u marto

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez ka qenë e lidhur me meshkuj të ndryshëm dhe të njohur në jetën e saj. Bashkëshorti i saj i parë ishte Ojani Noa, një trajner personal që u takua me Lopez në vitet '90, pikërisht në fillim të karrierës së saj.

Në një intervistë të re, Noa ka ndarë disa këshilla për ish-partneren pas divorcit nga Ben Affleck.

“Qëndro pak kohë beqare, merr 12 muaj pushim”, tha ai për Daily Mail. “Nëse takon dikë të ri, ndoshta mbaje private dhe mos u marto më. Ajo ka një karrierë të mrekullueshme dhe është një grua punëtore, e bukur, por kur je me dikë, duhet të kalosh kohë cilësore me të dhe jo të mendosh që të jesh në qendër të vëmendjes së medias.”

"Unë thjesht do t'i thoja Jen-it: duhet të jesh vetvetja që të gjesh veten."

Noa dhe Lopez u martuan në vitin 1997, duke u divorcuar 11 muaj më vonë. Të dy u takuan në një restorant ku ai punonte, me Lopez që u interesua për të dhe vizitoi vendndodhjen të nesërmen.

“Ajo nuk fliste vërtet spanjisht dhe anglishtja ime nuk ishte aq e mirë në atë kohë, por ne flisnim dhe qeshnim së bashku”. tha Noa

Jennifer Lopez bëri kërkesë për divorc nga Ben Affleck në fillim të këtij viti, në përvjetorin e dytë të martesës së tyre. Pavarësisht kësaj, të dy mbeten miq, ku së fundi u takuan në hotelin Beverly Hills me fëmijët e tyre.