Tahiri ironizon Kurtin e Osmanin: Antiamerikanët është dashur ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në SHBA

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që dje janë nisur për në ShBA.

Ajo ka pyetur se çfarë u ka ndodhur liderëve institucionalë që me vrap shkuan në SHBA.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se pas prishjeve së raporteve me Amerikën ata është dashur të vrapojnë për në opozitë. Çfarë i ndodhi udhëheqjes tonë antiamerikane që kanë marrë vrap për në Amerikë – tash kur i prishën marrëdhëniet me ta mirë është të marrin vrapin në opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës, ka shkruar ajo.