Arrestohen dy persona në Fier, njëri rrahu gruan e tjetri nënën

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Fierit.

Mësohet se njëri i moshës 32-vjeçare ka ushtruar dhunë ndaj gruas, ndërsa tjetri 48-vjeçar ndaj nënës. 

“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”.

Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin 48 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /abcnews