Formacionet zyrtare: Ferizaj - Llapi

Ferizaj dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ferizajasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i trajnerit Arsim Abazi vjen në këtë ndeshje pas tri humbjeve radhazi dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive para tifozëve të tyre.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës vjen nga fitorja në derbi ndaj Dritës dhe duan të vazhdojnë me fitore për t’u ngritur në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ferizaj:

Llapi: Laroshi; Vokrri, Namani, Rama, Blakçori; Ahmeti, Ramadani; Gashijani, Baftiu, Veliu; Januzi.