Vdes një person në një kafiteri në Obiliq

Një person ka vdekur të premten në një kafiteri në Obiliq.

Policia thotë se është njoftuar se një person i moshuar ka nevojë për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor nga QMF-Obiliq i cili e ka konfirmuar se personi i gjinisë mashkullore ishte pa shenja jete.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri