Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë në sulmin izraelit
Hezbollahu ka konfirmuar se komandanti i lartë ushtarak Ibrahim Aqil është vrarë në një sulm ajror izraelit.
Ushtria izraelite pretendoi se kishte “eliminuar” Ibrahim Aqilin, i përshkruar si kreu i sistemit operativ të Hezbollahut dhe “komandant aktual i Forcës Radwan”, shkruan Sky News.
SHBA kishte ofruar një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për informacionin rreth Aqilit, i cili tha se ishte “anëtari kryesor” i grupit që bombardoi ambasadën e SHBA në Bejrut në vitin 1983, duke vrarë 63 persona, dhe një marins amerikan. /abcnews