Pas sulmit ajror në Bejrut, Netanyahu thërret në një takim urgjent ministrat dhe zyrtarët e sigurisë
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për një konsultim urgjent telefonik me disa ministra dhe zyrtarë të sigurisë, konfirmoi një zyrtar izraelit për CNN.
Takimet zyrtare janë të pazakonta gjatë Shabatit, por jo gjatë kohës së luftës. Shabbat fillon çdo të premte në perëndim të diellit dhe përfundon në perëndim të diellit të nesërmen.
Netanyahu bëri një reagim të shkurtër pas sulmit ajror në Bejrut, ku u vranë disa komandantë të Hezbollahut, mes të cilëve Ibrahim Aqil, që ishte shpallur terrorist nga SHBA.
“Qëllimet tona janë të qarta dhe veprimet tona flasin vetë”, shkroi Netanyahu në X. /abcnews