Kampi i refugjatëve në Gjadër, drejt përfundimit

“Po vijon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e kampit në zonën e Gjadrit në Lezhë. Punimet konsistojnë në ndërtimin e murit rrethues, kanalizimeve, por edhe ndriçimit. Ndërsa autoritetet përkatëse ende nuk kanë një datë se kur pritet që të vijnë refugjatët”.

Zona brenda kampit është marrë në administrim nga karabinierët italian ndërsa zona e jashtme përreth pritet të ngrihet një strukturë e posaçme nga Policia e Shtetit.

Këta të fundit do të bëjnë edhe mbikëqyrjen e territorit të jashtëm të kampit.

Punëtorë dhe mjete po punojnë përgjatë 24 orëve, por ka ende edhe pak punë për përfundimin e kësaj strukture brenda bazës ushtarake të Gjadrit.

Pjesa më e madhe e dy strukturave kanë përfunduar dhe aktualisht po punohet për rrethimin, sistemimin e ambienteve të brendshme dhe lidhjen e energjisë elektrike dhe sistemit të kanalizimeve.

Ndërkohë e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qendrën e pritëse të refugjatëve në zonën e Shëngjinit, pasi në të punimet kanë përfunduar. /Tvklan