Pësoi aksident të rëndë, kërkohet ndihmë për të riun Blend Dodaj nga Gjakova [Foto]

Blend Dodaj i lindur me 02.08.2006 ne Gjakovë ka pësuar nje aksident të rëndë.

Blend është duke u trajtuar në spitalin e Shkupit (Cistina) për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë, dhe përballë tij janë shpenzime të konsiderueshme mjekësore.Ne një nate qendimi ne spital kërkohen 1,500 euro . Për të përballuar kostot e trajtimit dhe të operacioneve të nevojshme, kërkohet një shumë prej 45,000 euro.

Në njoftim thuhet se për fat të keq, familja e Blendit gjendet në kushte të vështria ekonomike dhe nuk janë në gjendje të përballojnë keto shpenzime te larta pa ndihmën e të tjerëve.

Jemi në kërkim të ndihmës monetare nga njerëz bujarë si ju, që të mund ta ndihmojmë Blendin të marrë kujdesin mjekësor që i nevojitet. Çdo kontribut do të bëjë një ndryshim të madh dhe do të jetë jashtëzakonisht i vlerësuar.

Nëse keni mundësi të ndihmoni, ju lutemi të kontriboni përmes

Adem Dodaj (babai )

Llogarisë bankare RAIFFEISEN BANK : 1506030001916352

Për më shumë informacione ose nëse keni ndonje pytje mund të kontaktoni ne ket nr tel : 044939264 Çdo mbështetje, sado e vogël, do të ndihmojë shumë në këtë situatë të vështirë.

Ju falënderojmë nga zemra për ndihmën tuaj dhe për mbështetjen në këtë kohë të vështirë për Blendin dhe familjen e tij.

Me respekt dhe mirënjohje të madhe.