Aksident trafiku në Uglar të Fushë-Kosovës

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Uglar të Fushë Kosovës.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar nga ky aksident.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me policinë në lidhje me këtë aksident, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion.