Plagoset një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri sot në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, transmeton Zeri.info.

“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri, viktima i moshës madhore, është dërguar për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Zahiti shtoi se njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore. /Zëri