Intervistimi i Mihalit nga Specialja, Haradinaj: Po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas raportimeve që zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, po intervistohet nga Prokuroria Speciale lidhur me dy raste të korrupsionit.

Haradinaj në reagimin e bërë në Facebook ka shkruar se “po i ngushtohet rrethi mafisë energjetike”, tërthorazi duke iu referuar Mihalit.

“Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është parë sot duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.