Pas vdekjes së babait axha ia merr mbesës dokumentacionin e pasurisë, ia shet veturën dhe ia përdor kartelat bankare
Një femër në Zveçan ka raportuar dje në Polici se pas vdekjes së babait axha i saj ia kishte marrë të gjithë dokumentacionin lidhur me pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të babait të saj, duke ia shitur veturën dhe përdorur kartat bankare të tyre.
“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri