Rrihet mes vete çifti në Prishtinë, bëhet për spital

Një çift në Prishtinë është rrahur mes vete të premten.

Policia ka bërë të ditur se të dy kanë pranuar trajtim mjekësor, transmeton Zeri.info.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale janë rrahur mes vete dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër, kosovarë (të dashur mes vete). Palët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri