Plagoset aksidentalisht një person në Vushtrri

Një person dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person tjetër të enjten në Vushtrri.

Policia ka bërë të ditur se pas rastit, një person tjetër kishte fshehur armën, transmeton Zeri.info.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri aksidentalisht kishte plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar dhe tjetri kishte fshehur armën e zjarrit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Pistoleta, dy fishekë, një predhë dhe një gëzhojë janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri