Sot mbahet konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 2030”
Komuna e Prishtinës sot organizon konferencën e dytë për investitorë “Prishtina 2030”.
Në njoftimi për media bëhet e ditur se kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka ftuar të gjithë investitorët e interesuar për të prezantuar propozimet e tyre për projekte që synojnë transformimin e Prishtinës.
“Kjo konferencë vjen pas interesimit të lartë nga investitorë të ndryshëm për projekte madhore”, thuhet në njoftim.