Moti për sot

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe përgjatë së premtet, kohë pas kohe deri pasdite. Lokalisht ka gjasa të paraqiten deri mbrëmjen e së premtes, njofton “Prishtina Weather”.

Orëve të pasdites në pjesë të vendit nuk mungojnë as intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 12 gradë C e 14 gradë C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 18 gradë C e 19 gradë C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga lindja 3-7m/s.

Përmirësim i motit parashihet në fundjavë, ku do të ketë më shumë kthjellime e diell. Mot kryesisht i kthjellët dhe me diell na përcjell përgjatë ditës së hënë, e të martën gradualisht vranësirat pritet të përfshijnë vendin deri në mbrëmje, me mundësi për ndonjë rigë shiu të shfaqet në pjesë perëndimore të vendit. Temperaturat shënojnë rritje deri në 22 gradë C e 23 gradë C gjatë fundjavës, e deri të martën mund të kapin vlera prej 25 gradë C.