Mungon injeksioni në Onkologji, pacientët në pritje për 6 javë rresht
Një paciente nuk po arrin ta marrë injeksionin “Phesgo” që gjashtë javë për shkak se ka mungesë në Klinikën e Onkologjisë në SHSKUK.
Edhe pse pacientës për çdo javë po i thuhet “eja javën tjetër për injeksion” megjithatë i njëjti vazhdon të mos jetë në dispozicion dhe është shumë i kushtueshëm. Për mungesën e “Phesgo”, të cilin pacientët nuk arrijnë ta përballojnë financiarisht.
Pacientja, tregoi në kushte anonimiteti për se si pasojë e mosmarrjes së injeksionit ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Për këtë situatë është kontaktuar Drejtori i Klinikës së Onkologjisë dr.Ilir Kurtishi, por i njëjti kërkoi të telefonohet ditën e nesërme.
Ndonëse u kërkuar sqarim nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk ka kthyer përgjigje. /express